Trajneri i Danimarkës: Nuk e kemi frikë Anglinë

Kombëtarja e Danimarkës takohet nesër me Anglinë, në kuadër të gjysmëfinales së “Euro 2020”, shkruan Insporti.
Para ndeshjes, ka folur edhe selektori i danezëve, Kasper Hjulmand, i cili është treguar optimist duke nënvizuar se Danimarka e tij nuk e ka aspak frikë Anglinë.
Sipas Hjulmand të 4-ta skuadrat që do të duelojnë në gjysmëfinalet e Euro 2020 kanë filozofinë e tyre të lojës përfshirë edhe Danimarkën.
“ Ne nuk kemi frikë nga Anglia por mendoj që edhe ata nuk kanë frikë nga ne. Nuk mendoj që Anglia ka ndonjë pikë të dobët, por unë jam i bindur që ndaj çdo rivali në këtë Europian mund të gjesh hapësira për të pasuar topin, për të sulmuar dhe për të shënuar. Megjithatë Anglia është një skuadër e kompletuar dhe mendoj se ndaj tyre misioni ynë për t’u kualifikuar do të jetë shumë i vështirë”, tha Hjulmand.

Back to top button