Vdiq regjisori amerikan Richard Donner

 
 
Regjisori, njëherësh producenti Richard Donner, i cili gjatë karrierës disa dekadëshe arriti të bëjë emër me punën e tij në film, televizion e teatër, vdiq në moshën 91 vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kompania e tij e produksionit për revistën Variety , megjithatë ajo nuk ka bërë të ditur shkakun  e vdekjes së tij.
Donner u veçua për regjinë e shumë filmave, si Lethal Weapon, The Groonies, dhe supermenit origjinal.
Donner në vitin 1976 realizoi filmin The Omen, dhe me të arriti sukses. Në këtë film u paraqitën me role: Gregory Peck dhe Lee Remick. Pas tij, ai bëri regjinë e Superman.
Donner karrierën në film e filloi si aktor, por ai diplomoi për regji, ku u veçua për regjinë edhe të disa serive, si “Wanted: Dead or Alive,” “The Twilight Zone,” “The Man From U.N.C.L.E.” dhe “The Fugitive.”
Ky artist tani i ndjerë, bashkëpuoi edhe me kompaninë Hanna-Barbera.
Në vitet e 80-ta, Donner bëri regjinë e njërit prej filmave më personal. Ai bëri regjinë e filmit “Inside Moves,” , megjithatë përkundër asaj se u relizua mirë, filmi  nuk arriti sukses në boks office.
Donner më pas vazhdoi edhe me shumë angazhime në regji, tani bashkë me gruan e tij Lauren Shuler Donner me të cilën realizuan filmat si: “Omen III: The Final Conflict”, “The Lost Boys,” “Delirious,”, “Demon Knight” , “Bordello of Blood,”, “Tales From the Crypt”, e shumë të tjerë.
Radha e filmave të cilët realizoi Richard Donner është vërtetë e gjatë.
Ai bashkëpounoi me Mel Gibson edhe për filmin “Maverick” dhe “Conspiracy Theory.”  Më pas në të 90-tat, Donner relizoi edhe filmat si: “Scrooged,” e “Assassins,” me Sylvester Stallone.
Richard Donner pas vetës la gruan e tij Shuler Donner, me të cilën u martua në vitin 1986, dhe më të cilën ishin bashkë gjerë në vdekjen e tij./21Media
 

Back to top button