Trajnimi Special i ushtarëve të NATO-s para ardhjes në Kosovë

Aleatët e NATO-s dhe partnerët e saj kanë organizuar një stërvitje të ushtarëve përpara dërgimit të tyre në mision paqeruajtës në Kosovë.

Misioni i SHBA-së në NATO ka postuar në rrjetin e tij social X pamjet e trajnimit në mes flakëve të zjarrit të ushtarëve përpara nisjes për në Kosovë të cilin e ka quajtur trajnim kundër fobisë ndaj zjarrit. “Jo më kot quhet kështu”, shkruan në rrjetin social X, misioni i SHBA-së në NATO.

Postimi është shoqëruar me pamjet e ushtarëve në një vend të kapluar nga zjarri.

Misioni amerikan shkruan se “misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë – KFOR – po ndihmon në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e OKB-së”.

Forca paqeruajtëse e NATO-s shtoi forcat e saj në Kosovë pas sulmit në Bansjkë në shtator të vitit të kaluar, kur u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës nga një grup paramiltar serb, që hyri i armatosur. Ndaj njërit nga anëtarët e grupit paramilitar, Milan Radojiçiq, është ngritur flet arrest ndërkombëtar dhe ai aktualisht ndodhet i lirë në territorin e Serbisë./RTV21/21Media

 

Back to top button