Një veturë godet burrin e Shkurte Fejzës, Policia jep detaje për RTV21

Hajrush Behluli burri i këngëtares, Shkurte Fejza është aksidentuar sot rreth orës 10:50 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas Policisë viktima është goditur nga një veturë derisa ishte duke kaluar rrugën.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e perfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, ka thënë Gashi./21Media

Back to top button