Transportonte ilegalisht medikamente nga Serbia në Kosovë, ndalohet nga policia

Policia e Kosovës njofton se sot në fshatin Bistricë-Leposaviq ka ndaluar personin e dyshuar i cili dyshohet se me veturën e tij në mënyrë ilegale kishte kaluar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Gjatë kontrollit të veturës, është vërejtur se në të kishte të ngarkuara medikamente mjekësore të cilat
dyshohet të jenë të kontrabanduara.”

Policia po ashtu njofton se të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordimin me organet e drejtësisë./21Media

Back to top button