Transportonte jashtëligjshëm sirianë, arrestohet

21 vjeçari u kap duke i bartur sirianët me një kamionetë

Një 21-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për kalim të paligjshëm klandestinësh. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se M. P., banues në fshatin Lazarat, u kap në aksin rrugor të fshatit Poliçan, duke transportuar me kamionetë 6 sirianë, përkundrejt fitimit.

Fill pas ndalimit, shtetasit sirianë janë shoqëruar për në zyrat e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë për tu intervistuar.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Back to top button