Grevë në hekurudhat e Maqedonisë

Për shkak të vonesës së pagës dhe rritjen e saj selektive

Personeli i makinistëve në Hekurudhat e Maqedonisë Transport Shkup nga ora 07:00 e mëngjesit nuk i kryen obligimet e punës në shenjë proteste nga vonesa e pagesës së pagës dhe rritjen e saj selektive të një pjese të të punësuarve, deklaroi për MIA-n Dushko Çarakovski përfaqësues i Personelit të makinistëve.

Përmes protestës, informon Çakarovski, kërkohet pagesë e pjesës së dytë të pagës së prillit dhe pagë për majin dhe përgatitje të rregullores për vlerësim të vendeve të punës.

Me orarin e trenave të HM Transport treni i parë që duhet të qarkullojë pas hyrjes në fuqi të vendimit për ndërprerje të obligimeve të punës është paraparë për në orën 9 të mëngjesit.

Sipas Çakarovskit, sot do të lëshohen vetëm trenat për në Manastir në orën 14:00 dhe për në Gjevgjeli në orën 16:55, si dhe trenat ndërkombëtarë Beograd-Shkup-Selanik, si dhe Selanik-Shkup-Beograd. “Në qoftë se ndërkohë nuk arrihet marrëveshje me udhëheqësinë e kompanisë dhe Ministrinë dikasteriale të Transportit dhe Lidhjeve nga nesër do të lëshohet vetëm treni i shpejtë Beograd-Shkup-Selanik”, deklaroi Çakarovski.

Ai tha se gjatë ditës presin takim me ministrin e ri të Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, me të cilin tanimë kanë biseduar pas zgjedhjes së tij dhe ia kanë prezantuar gjendjet me vonesën e pagës. Me u.d. drejtorin e HM Transport sha Shkup Igor Korunoski, siç tha Çakarovski, nuk kanë pasur takim nga data 12 muajin e kaluar, por ia kanë dërguar vendimin për ndërprerje të punës që e kanë marrë më datën 31 muajin e kaluar.

Çakarovski thekson se pas ndërprerjes së punës nuk qëndron sindikata, por përfaqësues të gjithë personelit të makinistëve.

Personelin e makinistëve në HM Transport sha Shkup e përbëjnë 90 makinistë dhe rreth 50 ndihmës./21Media

Back to top button