Prindërit e denoncuan në polici

Prindërit e denoncuan në polici

Një 30-vjeçare, edukatore në një kopësht privat në Tiranë është arrestuar nga policia pas denoncimit të prindërve për dhunë ndaj fëmijëve të tyre.

Ngjarja ka ndodhur në një kopësht privat në rrugën “Nikolla Lena”. Dy prindër fëmijësh kanë denoncuar në komisariat edukatoren, duke pretenduar se në datat 30 dhe 31 maj D.R., 30 vjeçe, ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së këtij kopshti, ndërsa mbi edukatoren rëndon akuza e keqtrajtimit të të miturve.