Travis Scott zgjidh çështjen e padisë lidhur me tragjedinë e Astroworld

Travis Scott duket se ka zgjidhur çështjen e padisë lidhur me tragjedinë e Astroworld.
Një avokat i një familjes së një viktime tha se reperi, organizatorët dhe të tjerët kanë arritur një marrëveshje mbi çështjen ligjore.
Dhjetë pjesëmarrës në koncert vdiqën në këtë festival që u mbajt vitin e kaluar.
Janë ngritur padi të shumta në emër të të lënduarve dhe viktimave.
Sipas dëshmisë, avokati pretendon se Axel Acosta vdiq pasi “u shtrydh nga turma e padisiplinuar dhe që doli jashtë kontrollit” dhe shtrihej i vdekur ndërsa muzika vazhdoi për 40 minuta.
Në nëntor të vitit të kaluar, artisti ofroi të paguante për koston e varrimit të viktimave, por pesë nga familjet e refuzuan ofertën.
Në atë kohë, avokati i familjes së viktimës John Hilgert e quajti gjestin “poshtërues dhe të papërshtatshëm”.
Por, Scott atë kohë pati deklaruar se nuk ishte në dijeni se çfarë po ndodhte në turmë./21Media

Back to top button