Tre ditë pas aksidentit, gjendet trupi i pajetë i 47 vjeçarit

 

Është gjetur trupi i pajetë i 47 vjeçarit i cili ka vdekur gjatë një aksidenti në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik.

“Më datën 15.01.2021 rreth orës 18:00,në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik te vendi i quajtur Ura e Kashanit, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet ku e involvuar ka qenë vetëm një automjet i udhëtarëve e markës Suzuki Vitara. Sipas informative të deritashme, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti ishte duke lëvizur nga Hani Elezit në drejtim të Kaçanikut dhe më të kaluar tunelin e parë për shkaqe të pa njohura e humb kontrollin dhe kalon në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes duke dalur nga rruga dhe bije në humnerë me që rast vozitësi (H.Rr m/Kosovar, 47 vjeç nga lëndimet e marrura kishte ndërruar jetë, ndërsa trupi i tij dhe vetura janë gjetur sot me 18.01.2021 rreth orës 11:00”, ka njoftuar Policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për në obduksion./21Media

Back to top button