Tre liderë të BE-së do të takohen me Zelenskyn

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë kanë planifikuar të takohen me presidentin e Ukrainës Vlodomyr Zelensky në Kiev në orën 18:00, raportojnë mediat çeke.
Të tre liderët synojnë të paraqesin një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën pas një udhëtimi simbolik që synon të tregojë solidaritetin evropian me popullin ukrainas.
Tre kryeministrat thuhet se kaluan kufirin me Ukrainën këtë mëngjes përpara se të udhëtonin në kryeqytet me tren, përcjell rtv21.tv
Siç raporton BBC, vizita vjen ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj në Kiev, ku së shpejti do të hyjë në fuqi një shtetrrethimi që zgjatë deri të enjten. Nuk dihet se si do të ndikojë shtetrrethimi në vizitën e liderëve./21Media

Back to top button