Tre pacientë vdiqën nga zjarri në spitalin për Covid-19

 

Tre pacientë me koronavirus vdiqën të mërkurën në një zjarr në spital në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka.

Pacientët, të cilët po përdornin ventilator në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit, vdiqën pas shpërthimit të zjarrit, tha Nazmul Haque, drejtori i spitalit, transmeton rtv21.tv.

“Ende nuk dihet qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin”, tha një zyrtar i shërbimit zjarrfikës.

Spitalet po përpiqen të merren me një rritje të re të infeksioneve me Covid-19 këtë muaj në Bangladesh, i cila ka raportuar 559 mijë e 168 raste dhe 8 mijë e 571 vdekje.

Rregulloret e dobët shpesh janë fajësuar për zjarret e mëdha në vendin e Azisë Jugore që kanë vrarë qindra njerëz në vjetët e fundit./21Media

Back to top button