Një fëmijë humbi jetën nga zjarri, arrestohet nëna

 

35-vjeçarja, fëmija e së cilës mëngjesin e djeshëm e humbi jetën nga zjarri në një banesë në Gostivar të Maqedonisë Veriore është privuar nga liria, informojnë nga SPB -Tetovë.

Prej atje theksojnë se S.T nga Resnja menjëherë pas privimit nga liria pasi i është ofruar ndihmë mjekësore, rreth mesditës është mbajtur në stacion policor në Gostivar nën dyshimin se ka kryer vepër penale “shkelje të detyrimeve familjare” (neni 203, paragrafi 2 nga KP).

E dyshuara është ndaluar për ndriçimin e detajeve rreth ngjarjes me çka pritet të nxirret para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën themelore në Gostivar./TV21

Back to top button