Tre persona u arrestuan për ngacmim ndaj grave

Ngacmimet dhe sulmet seksuale ndaj grave dhe të miturave janë tema qendrore e këtyre ditëve, duke bërë kështu që të reagohet edhe në instancat më të larta shtetërore.
Ndërkohë në Policinë e Kosovës dy ditëve të fundit janë raportuar tri raste të ngacmimit.
Dje një grua ka raportuar se është ngacmuar dhe më pastaj është goditur nga një burrë në rrugën “ Ferat Dragaj” në Prishtinë më datë 19. 08. 2022 në orën 09:00. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Po ashtu dje rreth orës 15: 25 është arrestuar një i dyshuar pasi përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër kosovare të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kurse më datë 04 shtator është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër i cili po asht përmes rrjeteve socale ka ngacmuar një grua.Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button