Arrestohet personi që tentoi ta sulmoi kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

Polica e Kosovës njofton se është arrestuar një person i cili dje tentoi ta sulmonte fizikisht kryetarin e SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj.
Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:40 në shkollën “Ismail Qemaili”, në Prishtine, kur Jasharaj ka shkruar për t’i vizituar mësimdhënësit grevist në këtë shkollë.
Një qytetar mbesat e të cilit vijojnë mësimin në këtë shkollë, ka tentuar ta pengojë ekipin e SBAShK-ut, duke kërkuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, që ta ndërpresin grevën në arsim./21Media

Back to top button