Kaloni te përmbajtja kryesore

Tre të arrestuar për armëmbajtje pa leje

 

Tre persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Dalip Alshiqi”, një grua është arrestuar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së saj, i është gjetur një revole me një karikator.

Ndërsa, në rrugën “Selman Kadriu” dhe “Xheladin Hana” janë arrestuar dy persona pasi që gjatë kontrollit të tyre u janë gjetur armë dhe fishekë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button