Vetëm dje 575 gjoba për shkelësit e ligjit antiCovid

 

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 575 gjoba për qytetarë që nuk kanë respektuar ligjin antiCovid-19.

Po ashtu për shkelje të rregullave në trafik Policia në 24 orëshin e fundit ka shqiptuar 1,270 gjoba.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht të vitit 2020 nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji./21Media

Back to top button