Tre të dyshuar sulmojnë një person në Fushë Kosovë

Tre të dyshuar, prej tyre dy të mitur, janë ndaluar nga Policia pasi kanë sulmuar fizikisht një person në Fushë Kosovë në orët e para të së premtes.
Pas sulmit, të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes, por arritën të arrestoheshin.
Siç njofton Policia, dy prej tyre të mitur u liruan në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në mbajtje.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?