Tre të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjilan – Prizren

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë – Prizren, tek i vendi i quajtur  “Fshati slloven”.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka thënë se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor, ndërsa njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin, shkruan rtv21.tv.

“Në rrugën Gjakovë-Prizren, tek vendi i quajtur “fshati Slloven”, rreth orës 12:20 është pranuar informatë për aksident trafiku. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, ku përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar në Spitalin e Përgjithëshme në Gjakovë për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj./21Media

Back to top button