Tre të lënduar pas rrëzimit të shtyllës elektrike në Prishtinë

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e rënies së një shtylle elektrike në rrugën”Bekim Fehmiu” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se shtylla elektrike ka rënë mbi një veturë në lëvizje.
“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatës se në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje. Si pasojë tre persona janë lënduar dhe të njëjtve u është ofruar tretman mjekësor”, ka thënë ajo.
Njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të policisë në Prishtinë po merren me rastin./21Media

Back to top button