Woody Allen nuk ka në mend të pensionohet

Woody Allen s’ka në mend të pensionohet.
Regjisori 86 vjeçar pak ditë më parë u përfol se do të pensionohet, kjo sipas një gazete spanjolle, ku shkruhej se “Wasp 22” do të jetë e fundit e regjisorit.
“Woody Allen nuk ka thënë asnjëherë se do të pensionohet, as nuk ka thënë se po shkruan një novel tjetër. Ai ka thënë se nuk po mendon të bëjë më filma. Ai e do kinemanë shumë. Momentalisht ai s’ka në mend të pensionohet dhe është shumë i emocionuar që gjendet në Paris për filmin e tij të ri”, thuhet në një njoftim.
Woody është shprehur se është i dëshpëruar nga “biznesi i filmit” pasi sipas tij ka koha moderne e ka ndryshuar shumë.
“Biznesi i filmit ka ndryshuar, tregimet e njerëzve nuk janë më interesante. Në Amerikë, shumë kinema janë mbyllur. Por, nëse do kisha një ide serioze, s’do hezitoja. Filmi im i 50-të do të jetë i ngjashëm me “Match Point” të vitit 2005, interesant e dramatik”, tha Allen.
Kështu, Allen mohoi të gjithë zërat se do të pensionohet së shpejti./21Media

Back to top button