Tre të vdekur, 119 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut sot ka informuar se tre persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur, ndërsa janë konfirmuar 119 raste të reja.
Ndërkaq, janë regjistruar 257 pacientë të shëruar.
Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 1.576.424 testime. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga fillimi i epidemisë arrin në 223.330, numri i të shëruarve është 210.732, i të vdekurve 7.907, kurse numri i rasteve aktive arrin në 4.691, shkruan TV21./21Media

Back to top button