Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 486 raste të reja me COVID-19, nga 4 mijë e 532 testime të kryera.
Rastet pozitive jnë në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 51 raste në Vlorë, 32 raste në Durrës, 27 raste në Fier, 24 raste në Lezhë, 19 raste në Elbasan, 17 raste në Shkodër, 15 raste në Berat, 13 raste në Vau i Dejes, 10 raste në Kukës, Kurbin, Kavajë, Lushnje, Korçë, Kuçovë, 9 raste në Peqin, 8 raste në Gramsh etj.
Kurse betejën me virusin e kanë humbur tre qytetarë, një 63-vjeçare nga Elbasani, një 80-vjeçare nga Berati dhe një 92-vjeçare nga Vlora.
Janë shëruar 207 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 133 mijë e 332.
Aktualisht janë 9 mijë e 506 pacientë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 17 në gjendje më të rënduar./21Media
 
 

Back to top button