Tregtarët: 2021 pa shumë blerës, u rritën çmimet dhe varfëria

Viti 2021 ka qenë një vit i vështirë sa i përket situatës ekonomike të qytetarëve në Sarandë. Këtë fakt e argumentuan tregtarët e Sarandës, të cilët u shprehën se fuqia blerëse gjatë 2021 ka rënë ndjeshëm, ndërsa krahas gjendjes së vështirë ekonomike edhe rritja e çmimeve bëri që qytetarët të jenë më duarshtrënguar për të bërë blerje.
Rënia e ekonomisë familjare gjatë 2021 dhe rritja e çmimeve u refkletua qartë në fuqinë blerëse në Sarandë gjatë vitit që lamë pas.

Një vit shumë i dobët. Kështu e përkufizuan 2021-shin tregtarët në tregun e fruta-perimeve në Sarandë.
Përgjatë festave blerësit e produkteve të fshatit munguan.
“Kam produkte fshati të freskëta por nuk ka punë fare. Po prishen.”
“Edhe çmime të ngritura, edhe njerëz të varfër.”
Tregtarët e arsyetuan mungesën e shitjeve me goditjen ekonomike që qytetarët kanë marrë nga pandemia. Gjithashtu çmimet patën rritje.
“Nuk kanë lekë të bëjnë blerje, të festojnë si vitet e tjera,.”
“Ka pasur rritje të çmimeve. Kur nuk ka njerëz dhe ka varfëri, nuk ka konsum.”
Edhe për vetë tregtarët ky fundvit nuk ishte me tryezat plot.
Fundviti reflektoi gjithë vështirësitë e vitit, ndërsa për 2022 nuk kanë pritshmëri të mëdha.
“Shumë dobët, njerëzit nuk kanë lekë, është pandemia.”
Krishtlindjet dhe Viti i Ri, ndryshe nga vitet e shkuara nuk rritën fuqinë blerëse kundrejt produkteve të konsumit./Oranews

Back to top button