Tri mënyra si të mendoni në mënyrë më racionale këtë vit

Shumë njerëz e përdorin Vitin e Ri për të nisur një kapitull të ri, për të vepruar në një mënyrë më racionale që është në të mirë të interesave tona. Por, gjithsesi të gjithë jemi dëshmitarë se kjo gjë nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket.
Ja tri sugjerime që mund t’ju ndihmojnë të mendoni në mënyrë më racionale.
Vetja në të ardhmen
Kur njerëzit fillojnë të bëjnë dallimin midis asaj që “mendojnë” dhe asaj që “ndjejnë”, shpesh ajo që ata kanë në mendje është ndryshimi midis kënaqësisë së menjëhershme dhe asaj afatgjate. Për shembull një festë tani dhe një trup i hollë nesër dhe para të mjaftueshme kur duhet paguar qiraja. Ky kontrast ndërmjet kohës mund të duket si një mundim, sepse është si të kemi dy anë të vetes sonë, një anë që kënaqet me programe televizive dhe një anë tjetër që pëlqen të marrë nota të mira.
Këto situata ngrejnë një pikëpyetje: A duhet të sakrifikojmë tani për të përfituar veten tonë në të ardhmen? Përgjigja është: jo domosdoshmërisht. “Të bësh ulje për të ardhmen” ashtu siç e quajnë shpesh ekonomistët, është deri diku racionale.
Të mendoni për veten ngjason me një nuselale
Hamleti nuk ishte i vetmi, i cili shihte qiellin për të parë gjerat përtej reve, është një argëtim i species së njeriut. Ne kërkojmë modele në përvojë, sepse ata mund të jenë një shenjë nga një shkak ose agjent i fshehur. Por, kjo është diçka që na le ne të pashpresë dhe të pambrojtur ndaj shkaqeve imagjinare në zhurmat e rastësishme. Kur ngjarjet ndodhin në mënyrë të rastësishme, ato grupohen në mënyrë të pashmangshme në mendjen tonë, vetëm nëse ka diçka jo të rastësishme në proces mund t’i veçojë ato. Pra, kur ne përjetojmë ngjarje të rastësishme në jetë, jemi të predispozuar të mendojmë se gjerat e këqija ndodhin tri herë njera pas tjetrës.
Rreziku qendron në vetë idenë e rastësisë, për të cilën aktualisht ka dy ide. Rastësia mund t’i referohet një procesi anarkik, i cili prodhon të dhëna pa një lidhje logjike ose arsye. Si përshembull hedhja e një monedhe. Por, gjithashtu mund t’i referohet të dhënave kur ato kundërshtojnë përmbledhjen e thjeshtë. Ajo që ne shpesh nuk arrijmë të vlerësojmë është se një proces i rastësishëm mund të gjenerojë të dhëna me pamje jo të rastësishme.
Të kesh të drejtë apo të kuptosh drejt?
Sa herë që ne përfshihemi në një diskutim intelektual, synimi ynë duhet të korrespondojë me të vërtetën. Por, njerëzit kanë aftësinë të jenë të parët dhe synimi bëhet thjesht të kryesojnë debatin. Kjo mund të bëhet në mënyra të ndryshme jo verbale, si përshembull qëndrimi i çuditshëm, vështrimi i ashpër, zëri i lartë dhe toni i fuqishëm. Ndërprerjet e vazhdueshme dhe shfaqje të tjera të tilla mbizotëruese. Dominanca mund të ndiqet edhe në përmbajtjen e një argumenti, të përdorësh disa truke jo të ndershme për ta bërë kundërshtarin të duket keq, i dobët ose budalla. Këtu mund të përfshijmë: Sulmin ndaj vetë personit dhe jo ndaj argumentit. Shtrembërimi i argumentit të personit tjetër dhe më pas sulmi i shtrembërimit. Lufta intelektuale, ka më shumë mundësi të jetë një sport emocionues për spektatorin. Një zhanër mjaft popullor në youtube ka në vëmendje heroin që shkatërron, zotëron ose zvogëlon një intervistues të thjeshtë. Pra, qëllimi i debatit është të sqarojmë atë që ne kuptojmë, në vend që të përuleni përpara një zotëruesi alpha të debatit.

Show More
Back to top button