Treni godet për vdekje dy punëtorë të hekurudhës

Dy punonjës të hekurudhës janë goditur për vdekje nga një tren në Gjermani.

Sipas mediave gjermane në momentin e aksidentit, thuhet se ata ishin duke kryer punime në binarët e trenit.

Raportohet se rasti ka ndodhur në afërsi të qytetit të Kolnit.

Viktima thuhet se u goditën nga një tren ekspres (ICE) midis vendeve të quajtur Hirt dhe Brill, në landin Nordheim Westfalen.

Destinacioni i trenit ishte nga Deti i Veriut në drejtim të Koblenzit.

Siç shkruan gazeta gjermane Bild, ekipet e emergjencës, oficerët e policisë, por edhe psikologë kishin dalur në vendin e ngjarjes.

Organet e rendit e të drejtësisë po i zhvillojnë hetimet për ta ndriçuar rastin.

Akoma nuk dihet nëse nga ky aksident ka të lënduar./21Media

Back to top button