Trepça kalon me lehtësi në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës

KB Trepça ka fituar çerekfinalen e tretë të Superkupës së Kosovës.

Sot është zhvilluar ndeshja e tretë e Superkupës së Kosovës, ku KB Trepça e ka mposhtur me lehtësi KB Rahovecin.

Mitrovicasit e fituan ndeshjen me epërsi prej 16 pikësh, respektivisht rezultati final në semafor tregonte 82:66 (25:22, 26:7, 15:23, 16:14) në favor të tyre.

Më i dalluari i ndeshjes ishte Drilon Hajrizi i Trepçës me 19 pikë, shtatë kërcime e tre asistime, ndërsa bashkëlojtari i tij, Andrew Gordon me 14 pikë e 11 kërcime regjistroi double-double,

Me këtë fitore, Trepça siguron biletën drejt gjysmëfinales së kësaj gare, ku atje do të përballet me fituesin e ndeshjes mes KB Pejës e KB Bashkimit.

Rezultati final i ndeshjes, 82:66 në favor të Trepçës.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button