​Trepça, kampione e Kosovës pas 12 vitesh

KB Trepça është kampionia e re e Superligës së Kosovës në basketboll.

Trepça e mposhti sot në palestrën “Minatori” në Mitrovicë Golden Eagle Yllin me rezultat minimal 67:66, fitore kjo e cila ia siguroi zyrtarisht titullin e kampiones, raporton KosovaPress.

Trepça dhe Ylli ishin duke barazuar 2:2 në serinë e finales, dhe me fitoren e sotme të mitrovicasve puna e kampionit është tanimë çështje e mbyllur.

Basketbollistët më meritorë në triumfin e sotëm të Trepçës ishin Edwards Brandon me 15 pikë e tri kërcime dhe Darnell Edge me 15 pikë e pesë kërcime dhe gjashtë asistime.

Ndërkaq, basketbollisti më i dalluar te Ylli ishte Alonzo Verge me 28 pikë, katër kërcime e tetë asistime.

Titulli i sotëm i Trepçës është i pari për klubin mitrovicas që nga viti 2012.

Back to top button