Trepça triumfon ndaj Yllit, ngushton serinë finale

Trepça ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Golden Eagle Yllit 55:58 në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it.
Rezultati është 2:1 për therandasit, kurse përballja e radhës do të zhvillohet të enjten në Mitrovicë. Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione.
Te Ylli u dalluan Chris Harris me tetë pikë e 11 kërcime dhe Dajuan Graf me 14 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, kurse te mysafirët u dalluan Drilon Hajrizi me 21 pikë e nëntë kërcime dhe Andrew Gordon me 12 pikë e 16 kërcime./21Media

Back to top button