Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz për Serbinë, thonë mediat shtetërore

Rusia ka rënë dakord të vazhdojë furnizimin me gaz natyror të pandërprerë për Serbinë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.
Kjo erdhi pasi presidenti rus, Vladimir Putin u takua të dielën me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.
“Putin dhe Vuçiq konfirmuan dëshirën e Rusisë dhe Serbisë për të forcuar partneritetin e tyre strategjik në bazë të lidhjeve tradicionalisht të ngushta mes popujve të të dy vendeve”, raporton Ria Novosti.
Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian apo NATO-s. Ajo është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, ndërsa ushtria e saj mban lidhje me ushtrinë ruse, shkruan CNN.
Megjithëse vendi mbështeti dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë luftën e Rusisë në Ukrainë, refuzoi të vendosë sanksione kundër Moskës.
Kremlini gjithashtu mbështet kundërshtimin e Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës, duke bllokuar anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.
Disa vende evropiane janë zotuar të heqin dorë nga nafta dhe gazi rus që nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
Bashkimi Evropian, së fundmi ka zbuluar një plan prej 210 miliardë eurosh (221 miliardë dollarë) për të reduktuar konsumin e gazit dhe naftës ruse.
Putini ka paralajmëruar më parë se kombet “jomiqësore” do të duhet të paguajnë për dërgesat kryesore ruse të gazit natyror në rubla në vend të eurove. Pas mosmarrëveshjeve për pagesat, Rusia ka mbyllur rrjedhën e gazit në Finlandë, Bullgari dhe Poloni.
Udhëheqësit e BE-së e kanë përshkruar këmbënguljen e Rusisë që vendet të paguajnë në rubla për gazin si “shantazh”./21Media

Back to top button