Tri gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë në kuzhinë

Ekzistojnë kaq shumë rregulla për mënyrën e gatimit dhe për mirëmbajtjen e kuzhinës, sa që secili nga ne, ka zakonet e veta specifike për kuzhinën dhe mirëmbajtjen e saj.
Por ekzistojnë disa parime bazike që duhet të respektohen nga të gjithë.
Mos e përdorni sfungjerin e enëve për të pastruar banakun e kuzhinës.
Shefja e kuzhinës, Mareya Ibrahim, kur u pyet rreth zakoneve, që njerëzit duhet të shmangin në kuzhinë, mospërdorimi i të njëjtit sfungjer ishte këshilla e saj e parë. Kur përdorni të njëjti sfungjer për të pastruar  banakun apo pjesë tjera të kuzhinës, ju i transferoni bakteret nga banaku te lugët, pirunët, pjatat dhe gotat.
Mos i lani enët, pa pastruar paraprakisht lavamanin.
Mund të duket e çuditshme, por lavamani i kuzhinës nuk konsiderohet vend më i pastër në shtëpi. Mikrobiologu Dr. Charles Gerba  tha në revistën Food & Wine: “Ka më shumë E. coli  (bakter) në lavamanin e kuzhinës sesa në tualet.”
Lajini duart gjithmonë pasi prekni mish të pa-gatuar.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave thekson, se duhet të lajmë duart  sa herë që prekim mishin të pa-gatuar.

Back to top button