Tri shkolla në Viti kalojnë në mësim online

Tri shkolla në Komunën e Vitisë, përkatësisht SHFMU “Dëshmorët e Vitisë”, SHFMU “Nazmi Pajaziti” – në Radivojc dhe SHFMU” Skender Emerllahu” – në Ramjan, kanë kaluar në skenarin C, konkretisht në mësim online.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga faqja zyrtare e Komunës së Vitisë.
“Pas rritjes së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ dhe në harmoni me udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online, dhe rekomandimin e IKSHPK-së në Gjilan, shkollat: SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” – në Viti, SHFMU “Nazmi Pajaziti” – në Radivojc, SHFMU” Skender Emerllahu” – në Ramjan”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, nga kjo e hënë (24 janar), tri shkollat e lartcekura kalojnë në mësim online, ndërkaq sipas njoftimit do të vazhdohen testimet edhe gjatë javës./21Media

Back to top button