Trimi mes mërzisë e mallit kujton babain

 
Trim Jetullahu, është emër i njohur në skenën muzikore, e para 3 muajsh, pikërisht në mars të këtij viti, ai humbi njeriun më të dashur për të, babain e tij, Nazmi Jetullahun.
Trimi për një kohë, “u zhduk” nga rrjetet sociale, madje ai ka munguar edhe në muzikë.
Së fundmi, u rikthye për t’u treguar të gjithëve se dhimbja e ka bërë edhe më të fortë, e se për babain do të vazhdoj të bëjë më të mirën që ai di.
Përmes një postimi në Instagram, Trimi ka kujtuar babain e tij të ndjerë.
“3 muaj pa ty, qona edhe flej me kujtimet që na ke lanë. Pom mungon energjia pozitive e jotja, pom mungon muhabeti me ty që e kena bo çdo dit..”, ka shkruar Trimi./21Media

Back to top button