Tristan Thompson vjen me një tjetër aferë, ndërkohë i lidhur me Khloe Kardashian

 

Sydney Chase, vajza që pretendon se “është takuar” me Tristan Thompson, prapa shpinës së Khloe Kardashian në janar të këtij viti, ka shpërndarë disa fotografi, të shtunen ku shfaqet diçka jo e zakonshme.

Sipas The Shade Room, 23 vjeçarja, postoi më pas e fshiu një foto, ku shfaqeshin bisedat mes Khloe dhe Sydney.

Nga ajo që shfaqet në foto, duket mesazhi që Khloe i kishte dërguar Sydney, duke i thënë “Hey Sydney, jam Khloe”, ndërkohë në të dytën i thotë, “ Do ta vlerësoja nëse biseda jonë mbetet konfidenciale”.

Në bazë të këtyre mesazheve duket se Khole është përpjekur të flasë me Sydney dhe me mirësjellje t’i kërkojë konfidencialitet, që nuk iu garantua nga Sydney.

E gjitha kjo erdhi si pasojë e javës së kaluar, ku Sydney bëri të ditur se hera fundit kur ajo kishte kontakt me Tristan, është një ditë pas ditëlindjes së tretë të vajzës së Khloe dhe Tristan, True.

Ndërkohë Sydney, përmes një video në TikTok shpjegoi se ajo ka pasur vetëm një aferë të shkurtër me Tristan në janar, duke pohuar se ylli i NBA, Thompson i kishte thënë se është beqar.

“Që të jem më e saktë, për herë të parë jemi takuar më 11 nëntor, gjithçka filloi po atë ditë. Hera e fundit që komunikuam është një ditë pas ditëlindjes së vajzës së tij, kur sapo ishtë kthyer në shtëpinë e tij”, tha Sydney.

Sido që të jetë, kjo është vetëm një nga lista e aferave të cilat ka pasur Tristan ndërkohë që ishte i lidhur me Khloe./21Media

Back to top button