Sot pritet të arrijnë 4680 vaksina Pfizer në Kosovë

 

Në Kosovë sot pritet të arrijnë 4680 dozat e para të vaksinë antiCovid të llojit Pfizer. Këto vaksina janë pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian do i sjellë në Kosovë.

Për RTV21 këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Hoti ka thënë se edhe gjatë javëve të vijim pritet të vijnë kontingjent tjerë.

Kosova tashmë ka marrë  24 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca” nëpërmjet programit të COVAX-it, ku BE-ja ka kontribuar me 2.5 miliardë euro./21Media 

Back to top button