Triumfi në Euro 2022, vashat angleze përfituan aq sa përfiton Ronaldo në ditë

Vashat e Kombëtares së Anglisë do të përfitojnë 65 mijë euro secila për triumfin në Kampionatin Evropian Euro 2022, të njëjtën shumë që Cristiano Ronaldo fiton në një ditë të vetme për Manchester United.
Anglia kishte rënë dakord tashmë për kushtet financiare me FA para turneut, dhe bonusi për fitimin e kësaj gare për çdo lojtare ishte shifra prej 65 mijë euro.
Megjithatë, ky bonus është rreth 12% e asaj që skuadra e Gareth Southgate do të kishte marrë, nëse nuk do të kishte pësuar disfatë ndaj Italisë në finalen e Euro 2020 vitin e kaluar.
Secili lojtarë i skuadrës së Southgate përfitoi 360 mijë euro për arritjen në finale, dhe do të kishte fituar 550 mijë euro nëse do të triumfonte kundër Italisë.
Ndërkohë, Ronaldo raportohet se fiton 460 mijë euro në javë, që i afrohet 65 mijë eurove në ditë.

Back to top button