Trump ftesë presidentit Duterte

Për vizitë në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ftoi sot presidentin filipinas, Rodrigo Duterte për të vizituar Uashingtonin, në një bisedë telefonike mjaft miqësore mes tyre, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

“Biseda e zhvilluar ishte mjaft miqësore, ku të dy liderët kanë diskutuar në mënyrë të veçantë për kërcënimin e shfaqur nga ana e Koresë së Veriut”, njoftoi deklarata.

Ata kanë biseduar gjithashtu rreth operacioneve të ndërmarra nga qeveria filipinase në luftën për të çrrënjosur një fenomen negativ në vend si droga”, shton teksti.

Back to top button