“Trump ka ndarë informacione të klasifikuara me Rusinë”

Një gjë e tillë nuk duhej të ndahet me Rusinë

Presidenti amerikan, Donald Trump zbuloi një informacion shumë të klasifikuar për të ashtuquajturin ‘Shtet Islamik’ tek ministri i jashtëm rus, thanë burime për mediat amerikane.

Informacioni erdhi nga një partner i SHBA-ve i cili nuk kishte dhënë leje që një gjë e tillë të ndahej me Rusinë, shkruan Washington Post.

Trump bisedoi me Sergei Lavrov në Zyrën Ovale javën e kaluar.

Zyrtarët mohuan raportin e medias por, një anëtar i lartë i partisë republikane të Trump bëri thirrje për një shpjegim.

Lidhjet e dyshuara të fushatës së Trump me Moskën janë pjesë e disa hetimeve.

Por, presidenti Trump ka hedhur poshtë akuzat e tilla duke i quajtur lajme të rreme.

Gjatë fushatës zgjedhore, Donald Trump kritikoi në mënyrë të përsëritur kundërshtaren e tij demokrate, Hillary Clinton, për mënyrën se si ajo trajtoi materialin e ndjeshëm.

Back to top button