Trump: Kim Jong Un, një njeri i çmendur që posedon armë bërthamore

Presidenti i SHBA-së për udhëheqësin e Koresë së Veriut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në bisedën telefonike që ka zhvilluar me Presidentin e Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është një njeri i çmendur, i cili posedon armë bërthamore.

Në bazë të transkriptit të bisedës, të publikuar nga mediat amerikane, Trump i ka thënë Dutertes se për këtë arsye bota nuk guxon të lejojë Kim Jong Unin që të sillet si dëshiron, shkruan rtv21.tv

“Ne kemi fuqi të madhe ushtarake, 20 herë më të madhe se ai, por nuk dëshirojmë ta përdorim”, ka deklaruar Tramp, duke nënvizuar se Pentagoni muajin e kaluar ka dërguar dy nëndetëse bërthamore në Gadishullin e Koresë.

Trump e ka pyetur Duterten se cili është mendimi i tij se a është Kim një personalitet stabil apo jostabil, ndërsa presidenti i Filipineve u përgjigj se mendja e kolegut të tij nga Koreja e Veriut nuk funksionon dhe se ai në një moment mund të çmendet.

Megjithatë, Trump gjithashtu tha se testet e fundit raketore të Penianit kanë dështuar, duke nënvizuar se raketat e tyre po rrëzohen dhe se është ky një lajm i mirë./21Media

Back to top button