Trump kishte kërkuar ndërprerjen e hetimeve për lidhjet Flynn -Rusi?

Sipas gazetës “New York Times”

Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte kërkuar nga ish-shefi i FBI-së, Xhejms Komej, që të ndërpriste hetimet kundër ish-këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Michael Flynn.

“Një ditë pas largimit të Flynn nga funksioni më 14 shkurt, për shkak të kontakteve të tij të dyshuara me ambasadorin e Rusisë në Uashington, Trump është takuar me Komejn dhe kishte kërkuar mëshirë në hetimet e FBI-së për Fllinin. Komej kishte bërë shënime për këtë bisedë, me ç’rast përshkroi të gjitha detajet e bisedës me Trumpin. Kjo kërkesë e refuzuar me gjasë edhe është motivi për shkarkimin e Komejt nga ana e Trumpit”, shkroi gazeta New York Times. Kjo gazetë, të cilën Trump e ka akuzuar si prodhuese të lajmeve të rrejshme, publikoi edhe pjesë të shkresës së Komejt, shkruan rtv21.tv

New York Times gjithashtu raportoi se gjatë një dreke në janar, Trump dy herë kishte kërkuar nga Komej që ti betohet për besnikëri, kërkesë kjo e cila u refuzua nga ish-drejtori i FBI-së. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetës në lidhje me drekën në fjalë, Shtëpia e Bardhë mohoi se është zhvilluar një bisedë e tillë. “Presidenti në vazhdimësi ka theksuar se Gjenerali Flynn është një njeri i ndershëm, i cili i shërben sigurisë së vendit dhe Presidenti kurrë nuk ka kërkuar nga Komej apo ndokush tjetër që të ndal hetimet, përfshirë këtu edhe hetimet në lidhje me gjeneralin Flynn. Nuk është ky përshkrim i saktë i bisedës mes Presidentit dhe Komejt”, u theksua në përgjigjen e Shtëpisë së Bardhë.

New York Times gjithashtu shkroi se Trump madje i është kërcënuar Komejt për shkak të publikimit të detajeve të bisedës mes tyre.

“Do të jetë më mirë për Komejn që ai mos të ketë asnjë xhirim tjetër të bisedave të zhvilluara mes nesh, para se të filloi ti publikoi në opinion”, shkroi Trump në Twitter, dy ditë pas shkarkimit të Komejt nga funksioni.

Siç dihet, Fllin ka dhënë dorëheqje nga funksioni i Këshilltarit për Siguri Kombëtare vetëm 23 ditë pas emërimit të tij në këtë funksion, për shkak të akuzave se ai ishte takuar me ambasadorin e Rusisë në Uashington, para inaugurimit të Trumpit për president. Sipas ligjeve amerikane, qytetarët amerikanë, të cilët nuk janë zyrtarisht në funksion, nuk mund të zhvillojnë veprimtari diplomatike./21Media

Back to top button