Trump mban fjalimin e fundit si president i SHBA-së

 

 

Donald Trump ka folur për herë të fundit si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trump u ka bërë thirrje amerikanëve që “të luten” për suksesin e administratës së re të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, gjatë një video-mesazhi lamtumirës, ku ai përmendi edhe ato që i cilësoi si suksese të mandatit të tij katërvjeçar si president.

“Këtë javë, ne përurojmë një administratë të re dhe lutemi për suksesin e saj në mbajtjen e Amerikës të sigurt dhe të prosperuar”, ka thënë republikani në video-mesazhin.

Trump gjithashtu ka thënë se të gjithë amerikanët janë të tmerruar nga sulmi në Capitol Hill më 6 janar, ku pati edhe të vdekur.

“Dhuna politike është një sulm ndaj gjithçka që ushqejmë si amerikanë. Kjo nuk mund të tolerohet kurrë”, ka theksuar Trump.

Presidenti republikan, nuk përmend fare emrin e rivalit të tij demokrat, Biden gjatë këtij adresimi.

Back to top button