Trump nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Bidenit

 

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nuk do të marrë pjesë ne inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, më 20 janar.

Trump këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter.

Trumpi është duke u përballur me thirrjet për një gjykim të dytë, për largim të menjëhershëm nga zyra, pas protestave të dhunshme të mbështetësve të tij, të cilët sulmuan Kongresin më 6 janar.

Më 6 janar, Kongresi ishte duke mbajtur një mbledhje të përbashkët për të certifikuar fitoren e Bidenit në zgjedhje, kur protestuesit u futën në ndërtesë./21Media

Back to top button