Trump padit gjigantët e teknologjisë

 
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka ngritur një proces gjyqësor kundër gjigantëve të teknologjisë Google, Twitter dhe Facebook, duke pretenduar se ai është viktimë e censurës.
Trump u pezullua nga llogaritë e tij sociale në janar për shkak të shqetësimeve të sigurisë publike pas trazirave në ndërtesën e Kongresit, të udhëhequr nga mbështetësit e tij, transmeton rtv21.tv.
Të mërkurën, Trump e quajti gjyqin “një zhvillim shumë të bukur për lirinë tonë të fjalës”.
Padia kërkon një urdhër gjykate për t’i dhënë fund censurës së pretenduar. Trump shtoi nëse ata mund të ndalonin një president, “ata mund ta bëjnë atë me këdo”.
Asnjë nga kompanitë e teknologjisë të përmendura ende nuk i është përgjigjur padisë, e cila u paraqit në një gjykatë federale në Florida./21Media

Back to top button