Trump paralajmëron Venezuelën: Nëse rrezikojnë anijet amerikane, avionët e tyre do të rrëzohen

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se, nëse avionët luftarakë venezuelianë fluturojnë mbi anijet detare amerikane dhe “vënë Amerikën në një pozicion të rrezikshëm, ata do të rrëzohen”.
Paralajmërimi i presidentit amerikan vjen pasi Venezuela fluturoi avionë ushtarakë pranë një anijeje amerikane në brigjet e Amerikës së Jugut për herë të dytë brenda dy ditësh, thanë zyrtarët amerikanë për CBS News.
Raportet vijnë pas një sulmi amerikan kundër asaj që zyrtarët e Trump e quajtën një “anije që transportonte drogë nga Venezuela” e operuar nga një bandë, duke vrarë 11 persona.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?