Trump për bastisjen e FBI-së: Ata hynë edhe në kasafortën time

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se Mar-a-Lago, shtëpia e tij në Palm Beach, është bastisur nga agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve dhe se agjentët hapën një kasafortë.
Kërkimi raportohet se lidhet me një hetim për trajtimin e dokumenteve zyrtare nga ish presidenti, përcjell rtv21.tv
“Këto janë kohë të errëta për kombin tonë. Asgjë e tillë nuk i ka ndodhur kurrë një presidenti të Shteteve të Bashkuara më parë”, ka thënë Trump.
Ai ka fajësuar demokratët që sipas tij, dëshpërimisht nuk duan që ai të kandidojë për president në vitin 2024.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i ka thënë CBS-së se administratës së presidentit Joe Biden nuk iu dha asnjë njoftim për kontrollin e FBI-së.
Nuk ka pasur kurrë një urdhër kërkimi si ky në historinë amerikane, ka thënë prokurori i Shtetit të Qarkut Palm Beach, Dave Aronberg, duke shpjeguar se zyra e tij nuk ishte njoftuar paraprakisht./21Media

Back to top button