Trump: SHBA e gatshme të garantojë sigurinë e Evropës

Trump tha se NATO dhe aleanca e fuqishme SHBA-Poloni janë element kyç të parandalimit të konflikteve

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi sot në Varshavë se NATO dhe aleanca e fuqishme SHBA-Poloni janë element kyç të parandalimit të konflikteve dhe duhet të garantohet që konfliktet e luftës së fuqive të mëdha kurrë nuk do të shkatërrojnë Evropën, sikur në shekullin e kaluar.

Trump tha se SHBA është e gatshme të garantojë sigurinë në Evropën Lindore dhe Qendrore. I pyetur nga mediat nëse do të garantojë praninë e ardhshme të ushtarëve amerikanë në Poloni, derisa Varshava të konsiderojë se është duke u kërcënuar nga Rusia, Trump u përgjigj se nuk kanë biseduar për garancitë.

Trump ka falënderuar Poloninë si aleat ushtarak, i cili ka përmbushur obligimet e marra prej dy për qind të GDP-së për mbrojtje dhe e mori si shembull edhe për vendet tjera të aleancës ushtarake perëndimore.

“Koha është kritike për gjithë botën. Nuk duhet vetëm t’i kundërvihemi terrorizmit, por edhe të përballemi me kërcënimet nga Koreja Veriore”, ka thënë Trump, pas takimit me presidentin polak Andrzej Dud.

Back to top button