U mbajtë akademia për 19-vjetorin e Betejës së Loxhës

Muhaxheri: Kosova ua ka borxh të gjithë atyre që sakrifikuan për liri

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, me rastin e 19- vjetorit të betejës së Loxhës, ka thënë se Kosova ua ka borxh të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Nën përkujdesjen e kryeministrit Isa Mustafa, sot është mbajtur akademi me rastin e 19-vjetorit të Betejës së Loxhës.

Muhaxheri me këtë rast vlerësoi lart luftën e udhëhequr nga kolonel Tahir Zemaj.

“Ne, Republika e Kosovës, duhet të përkushtohemi përpara drejtësisë ndërkombëtare, të cilën në asnjë mënyrë nuk duhet ta konsiderojmë si të njëanshme. Sot, ata që na ndihmuan na inkurajojnë që të angazhohemi vet në mundjen e të ligave. Këtë ua kemi borxh atyre që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Muhaxheri.

Ndërsa, Faruk Xhemajli tha se beteja e Loxhës ishte përballja dhe fitorja e parë kundër forcave serbe.

“Kjo është shumë emocionale për mua, sepse po flas për herë të parë direkt dhe si luftëtari i parë i plagosur në betejë”, tha ai./21Media

Back to top button