Trump: Unë dhe rusët, lajm i vjetër!

Presidenti i SHBA-së pas dëshmisë së ish-Prokurores, Selli Jejts

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur pas dëshmisë së ish-ushtrueses së detyrës së Prokurores shtetërore, Selli Jejts, e cila deklaroi se nuk ka dëshmi se Trump ka bashkëpunuar me zyrtarë rusë. Trump në llogarinë e tij në Twitter shkroi se është ky një lajm i vjetër.

Sa i përket dëshmisë së ish-drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës, Xhejms Klleper, i cili gjatë së njëjtës seancë dëgjimore para senatit tha se nuk ka pasur njohuri për asnjë dëshmi për bashkëpunimin e presidentit amerikan me zyrtarët rusë, Trump shkroi: ”Drejtori Klleper përsëriti atë që e dimë të gjithë ne, përfshirë këtu edhe mediat gënjeshtare-nuk ka dëshmi për bashkëpunimin mes Trumpit dhe Rusisë”,shkruan rtv21.tv

Jejts gjithashtu theksoi se ka pasur dy takime edhe me këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë, Don Mekgen, në lidhje me dyshimet se rusët do të mund të shantazhojnë ish-këshilltarin për siguri kombëtare, Majkëll Flinin.

Ajo më tutje tha se rusët e dinë se çfarë ka bërë Flin dhe se ai ka mashtruar zëvendës-presidentin dhe të tjerët në lidhje me veprimtarinë e tij. Megjithatë, Jejts nuk qartësoi se për çka bëhet fjalë, por theksoi se informatat ja ka përcjellë Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit Trump, me qëllim që ata të ndërmarrin veprimet, të cilat i kanë konsideruar si të domosdoshme./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button