Tillerson: Uashingtoni nuk e ka harruar Ballkanin

Sekretari amerikan i Shtetit priti Kryeministrin e Malit të Zi

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka porositur Kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, se Uashingtoni nuk ka harruar Ballkanin Perëndimor, për sigurinë e të cilit rajon Amerika do të angazhohet fuqishëm, u theksua në kumtesën pas takimit që Tillerson dhe Markoviq zhvilluan në Uashington, shkruan rtv21.tv

Tillerson me këtë rast uroi dhe përgëzoi Malin e Zi për vendimin për t’u anëtarësuar në NATO dhe shprehu besimi e tij se Podgorica do të sillet në mënyrë të përgjegjshme ndaj obligimeve, të cilat do t’i merr përsipër me anëtarësimin në aleancë.

Markoviq me këtë rast informoi Tillersonin për trysninë që po ushtron Rusia kundër vendit të tij, si në prag të zgjedhjeve parlamentare, të cilat në Mal të Zi u zhvilluan në tetor të vitit të kaluar, ashtu edhe në periudhën më pas.

Markoviq me këtë rast theksoi se Mali i Zi ka qenë i durueshëm dhe i përmbajtur në reagimet ndaj sulmeve dhe provokimeve të shumta nga ana e Rusisë.

Në kumtesën e lëshuar nga Kryeministri i Malit të Zi pas takimit, gjithashtu u qartësua se Mali i Zi më 5 qershor edhe formalisht do të bëhet anëtari më i ri i NATO-s./21Media

Back to top button