Trump vizitoi “monumentin e dashurisë“ në Agra

Trump në Indi

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump ndodhen në një vizitë në Indi, në kuadër të së cilës e kanë vizituar edhe vendin historik, Taxh Maahalin në qytetin verior të Agras. Monumenti ikonik i dashurisë ishte ndalesa e dytë në vizitën e parë zyrtare të presidentit Trump në Indi.

Më herët gjatë ditës presidenti amerikan u ndal në Gjuxharat, vendlindjen e kryeministrit Narendra Modi, i cili e mirëpriti atë bashkë me dhjetëra mijëra indianë të tjerë. Gjatë kësaj ndalese ai iu adresu turmës së madhe të njerëzve në stadiumin Motera. “India gjithmonë do të ketë një vend special në zemrat tona”, tha Trump.

Liderët e dy demokracive më të mëdha të botës do të takohen sërish të martën. Asnjë marrëveshje e madhe nuk pritet të nënshkruhet gjatë këtij takimi.

Trump pranoi një mirëpritje shumëngjyrëshe në qytetin e Agras, që përfshiu vallëtarë të veshur si pallua dhe kuajë.

Pasi Modi nuk ishte i parnishëm në Agra, presidenti Trump u prit aty nga aleati i ngusht i kryeministrit indian, Johi Aditjanath, kreyministër i Utar Pradeshin, ku ndodhet Agra.

Trump pastaj u nis për në Taxh Mahar, mauzoleun e shekullit të 17, të ndërtuar nga perandori Shah Janan në kujtim të mbretëreshës së tij Mumtaz Mahal. Monumenti është më i famshmi në Indi dhe zakonisht pjesë e itinerarit të çdo vizite të rëndësishme nga jashtë./21Media

 

Back to top button